Ish-gjyqtari, Pieri: Goli i Alex Sandros? Ishte ndërhyrje në Ansaldin

  • 19 February 2018 - 11:32
Ish-gjyqtari, Pieri: Goli i Alex Sandros? Ishte ndërhyrje në Ansaldin

Edhe pse VAR-i është prezent në Serie A, polemikat për referim jo të mirë nuk kanë të ndalur në kampionatin elitar italian.

Juventusi e fitoi derbin lokal ndaj Torinos me rezultat 1-0, por ndeshja vazhdon të komentohet.

Goli i vetëm në takim u shënua nga Alex Sandro, por që në fillimin e aksionit kishte një ndërhyrje në Cristian Ansaldi nga Federico Bernardeschi.

Gjyqtari Daniele Orsato vendosi që loja të vazhdojë, por kjo shikohet si gabim nga ish-gjyqtari, Tiziano Pieri‏, i cili thoshte se goli duhej anuluar.

(Kosova Sot)