Milani në bisedime me Ivan Strinic, e konfirmon Sampdoria

  • 19 February 2018 - 12:27
Milani në bisedime me Ivan Strinic, e konfirmon Sampdoria

Ivan Strinic ka rënë në radarin e Milanit dhe mund ta veshë fanellën e Kuqezinjve edicionin 2018/19.

Drejtori i Sampdorias, Daniele Prade, ka konfirmuar se Milani ka kërkuar autorizim për të folur me kroatin, Ivan Strinic, që do të jetë lojtar i lirë në qershor.

Ka pasur spekulime të shumta se ish mbrojtësi i majtë i Napolit tashmë ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar klubit nga San Siro sezonin e ardhshëm.

“Mund të konfirmoj se Milani ka kërkuar autorizim për të folur me lojtarin”, tha Prade për “RMC Sport”.

“Ai është profesionist, nënshkroi kontratë për këto 10 muaj dhe ne i dinim se cilat ishin kushtet”.

(Kosova Sot)