Dhjetë rekordet që ende nuk i ka thyer Leo Messi

  • 19 February 2018 - 13:04
Dhjetë rekordet që ende nuk i ka thyer Leo Messi

Shumë rekorde historike mbajnë emrin e Messit, ka edhe shumë të tjera që argjentinasi synon t’i thyejë para se t’i varë atletet.

Lionel Messi është padyshim një ndër futbollistët më të mirë në histori të futbollit, pas arritjeve të mëdha me Barcelonën dhe Argjentinasin.

Fituesi i 5 Topave të Artë, që mbush 31 vjet në qershor, ka thyer rekorde të shumta deri më sot, por ka ende për të thyer, raporton “Squawka”, transmeton Gazeta Express.

Asisti kundër Eibarit e dërgoi atë në një nivel me ish mesfushorin e Real Madridit, Michel me 147, çka do të thotë se është afër të thyejë një tjetër rekord historik në Spanjë.

Më poshtë keni rekordet që Messi ende nuk i ka thyer..

1. Më së shumti paraqitje për Barcelonën

Messi ka bërë 620 paraqitje që kur debutoi me Barcelonën në vitin 2004, por ende është në vendin e katërt në listën e lojtarëve me më së shumti paraqitje në histori të klubit.

Dy lojtarë janë para Messit që nuk gjenden më në Barça, Xavi, që ka bërë 767 paraqitje, dhe Carles Puyol, por Andres Iniesta vazhdon të jetë në ekip dhe ka 657 paraqitje.

2. Më së shumti gola për Barcelonën në Copa del Rey

Ky rekord duket i arritshëm për Messin në një të ardhme të afërt. Argjentinasi ka shënuar aktualisht 47 gola në Copa Del Rey për Barcelonën, 18 më pak se Josep Samitier, që luajti për këtë klub nga 1919 deri 1932.

Messi ka shënuar nga pesë gola në katër vitet e fundit në Copa del Rey, këtë edicion ai ka tre, në finale kundër Sevillas mund t’i rrisë numrat.

3. Më së shumti paraqitje për Argjentinën

Messi tashmë është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Argjentinën dhe dëshiron të bëhet edhe lojtari me më së shumti paraqitje.

Aktualisht me 123 paraqitje, Messi do të tentojë ta kalojë Javier Zanettin me 143 dhe Javier Mascheranon me 139 paraqitje.

4. Më së shumti gola të shënuara për Argjentinën në Kupën e Botës

Messi ka shënuar pesë gola në 14 paraqitje në Kupë të Botës, pesë më pak se Gabriel Batistuta që është i pari me 10 finalizime.

Më i miri i botës pritet të shpërthejë në qershor në Kupën e Botës në Rusi.

5. Më së shumti gola të shënuara në histori të Ligës së Kampionëve

Messi po konkurron me Cristiano Ronaldon për rekorde të shumta dhe një ndër to është e ai për gola në Champions League.

CR7 ka realizuar deri më tani 116 gola, më së shumti në histori, ndërsa Messi është ndalur në kuotën e 97 finalizimeve.

6. Më së shumti gola në karrierë në top gjashtë ligat Evropiane

Një tjetër rekord që mbahet nga Ronaldo, të cilin Messi do të tentojë ta thyejë gjatë viteve – për golashënuesin më të mirë në top gjashtë ligat Evropiane.

Ronaldo, që ka luajtur në Portugali dhe Angli para transferimit në Spanjë, është në kuotën e 383 golave, ndërsa Messi 369.

7. Më së shumti het-trike në histori të La Ligas

Shënimi i het-trikëve është arritje e madhe për çdo lojtar, por për Messin konkurrencë – ai ka shënuar 28 në La Liga vetëm.

Edhe njëherë, njëshi i Barcelonës është prapa rivalit, Cristiano Ronaldos, që ka shënuar 33 het-trika në La Liga, më shumë se çdo lojtarë tjetër.

8. Ecuria më e gjatë e shënimit të golave në ndeshjet në shtëpi

Messi mban shumë rekorde, por ky do të jetë i vështirë për t’u thyer.

Një ndër më të mirët te Barcelona, Mariano Martin, ka shënuar 18 ndeshje me radhë në La Liga në sfidat në shtëpi mes viteve 1942 dhe 1943, diçka që do të jetë e vështirë për Lionel Messin për t’u arritur, por edhe për ndonjë lojtarë tjetër.

9. Më së shumti paraqitje në finale të Champions League për Barcelonën

Messi është përfshirë në katër triumfe të Barcelonës në Cahmpions League, teksa ka luajtur në tri finale 2009, 2011 dhe 2015. Sido që të jetë, ai nuk luajti në finalen e vitit 2006 kundër Arsenalit për shkak të një shqetësimi, edhe pse ishte shumë i ri.

Iniesta, me katër, ka luajtur më së shumti finale në Ligën e Kampionëve për Barcelonën.

10. Më së shumti paraqitje në El Clasico

Messi është golashënuesi më i mirë në histori të El Clasicove me 25 finalizime në të gjitha garat, 16 në La Liga, por ka edhe një rekord për të thyer, atë për më së shumti paraqitje.

Kjo arritje mbahet nga ish lojtari i Real Madridit, Manuel Sanchis, që është paraqitur 43 herë kundër Barcelonës.

Messi aktualisht ka 37 paraqitje dhe është në një nivel me Sergio Ramosin.

(Kosova Sot)