Fabregas: Messi do të ishte yll në Ligën Premier

  • 19 February 2018 - 17:20
Fabregas: Messi do të ishte yll në Ligën Premier

Cesc Fabregas do të përballet me shokun e tij të ngushtë Lionel Messin, këtë mesjavë në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen që Chelsea e pret Barcelonën në Stamford Bridge.

Do të jetë hera e parë që Fabregas luan kundër Barcelonës si lojtar i Chelseat, pasi më parë sa ishte lojtar i Arsenalit ishte përballur disa herë.

Ai ka kaluar së bashku me Messin tri vite në klubin e Barcelonës, ndërsa janë shok të ngushtë që nga mosha 12 vjeçare. Madje edhe gratë e lojtarëve janë shoqe të mira, ku nuk mungojnë pushimet e përbashkëra gjatë verës.

“Pas asnjë dyshim, ai do të ishte lojtari më i mirë në Ligën Premier”, ka thënë Fabregas për Messin.

“Ne të gjithë duam ta jetojmë ketë ndeshja brenda fushës të fokusuar të luajmë dhe të japim gjithçka”, nënvizoi Fabregas për ndeshjen me Barcelonën.Fabregas ka zbuluar se tashmë te Chelsea kanë filluar të punojmë për të arritur të përshtatet kundër Barcelonës, duke e cekur se nuk janë favorit në këtë ndeshje.

(Kosova Sot)