De Boer: Janë shtatë apo tetë lojtarë të Interi që bënin atë që donin, nuk i zbatonin idetë e mija

  • 19 February 2018 - 17:55
De Boer: Janë shtatë apo tetë lojtarë të Interi që bënin atë që donin, nuk i zbatonin idetë e mija

Ish trajneri i Interit, Franck De Boer, është rikthyer të flas për ish skuadrën e tij që e drejtonte dikur në Serie A. 

Holandezi e drejtoi Interin për vetëm tre muaj, për tu larguar pastaj pas rezultateve shumë të dobëta që kishte me zikaltërit.

Prej De Boer, Interit ka ndërrua edhe katër trajnerë të tjerë, por rezultatet mbeten larg pritshmërive.

“Te Interi është një bllok prej 7-8 lojtarësh që janë udhëheqës dhe nuk të lejojnë të bësh atë që do. Sigurisht që në aventurën time pata probleme edhe me gjuhën, por më tepër vuajta më mos implementimin e asaj që doja”.

“Në Angli mund është më ndryshe pasi mund të ndash mendimet me lojtarët, në Itali kjo nuk ndodh”.

“Edhe të rinjtë e Ajaxit janë përmirësuar më shpejt dhe i kanë aplikuar idetë e mia më mirë se lojtarët profesionistët të Interit”.

“Grupi prej atyre 7-8 lojtarësh që ishin kryesorë u tërhoq shpejt nga zbatimi i ideve të mia, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës i ndoqi ata”, ka thënë De Boer për aventurën e tij te Interi.

Edhe te Crystal Palaca nuk është se ka arritur suksese të mëdha trajneri holandez, pasi edhe nga aty u largua pas vetëm disa muajsh. 

(Kosova Sot)