Një tifoz gjerman i humbë 127 bileta të ndeshjes Bayern – Besiktas pasi i la mbi veturë

  • 19 February 2018 - 22:48
Një tifoz gjerman i humbë 127 bileta të ndeshjes Bayern – Besiktas pasi i la mbi veturë

“Kam shënuar autogol”, thotë tifozi turko-gjerman, Erdem Besli, i cili dëshironte që t’i gëzonte miqt e tij dhe kolegët e punës.

Sipas gazetës me bazë në Regensburg, Mittelbayerische, Besli në mënyrë të vazhdueshme ka mbledhur të holla për të blerë një numër të madh të biletave për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Por, një vizitë në rrjetin e supermarketeve Aldi u dëshmua të ketë pasur kosto të lartë për tifozin në fjalë.

Teksa doli nga vetura për të blerë diçka, ai la këto bileta mbi veturën e tij dhe kur u rikthye për të vazhduar drejt në shtëpi, tek pasi arriti në shtëpi e kuptoi se i kishte lënë biletat mbi veturë dhe ato kishin humbur.

Ai në tentim për t’i gjetur këto bileta u rikthye në supermarket me shpresë nëse do t’i gjente ato.

Besli kishte shpenzuar një shumë pesëshifrore të hollash për këto bileta dhe ka dashur që t’i gëzojë shokët e tij duke i qerasur me këto bileta. Policia lokale madje publikoi një komunikatë zyrtare për humbjen e këtyre biletave.

Sidoqoftë, Besli mund të hyjë edhe më tutje në telashe pasi ai nuk i ka blerë biletat në mënyrë zyrtare, por në internet në tregun e zi.

Lirisht mund të themi se këto ditë për këtë tifoz kanë qenë të tmerrshme.

(Kosova Sot)