Aguero përleset me tifozët e Wigan

  • 19 February 2018 - 23:37
Aguero përleset me tifozët e Wigan

Kun Aguero ka qenë shumë i dëshpëruar pas humbjes nga Wigan dhe eliminimit nga FA Cup

Sulmuesi i Manchester Cityt, Kun Aguero nuk është përmbajtur pa humbjes nga Wigan, sepse është përleshur me tifozët vendës.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët kanë hyrë në fushë, të cilët e kanë rrethuar argjentinasin.

Pas një debati, Aguero ka filluar të gjuaj me grushte, por fatmirësisht ka shpëtuar, pas ndërhyrjes së lojtarëve të tjerë.

(Kosova Sot)