Costacurta: Italia duhet ta zgjedh sa më shpejt trajnerin

  • 19 February 2018 - 23:46
Costacurta: Italia duhet ta zgjedh sa më shpejt trajnerin

Alessandro Costacurta i ka tërhequr vëmendjen FIGC (Federatës Italiane të futbollit), se duhet ta zgjedh sa më shpejtë trajnerin e Kombëtares, edhe pse trajnerët e fortë si Max Allegri, Luciano Spalletti dhe Antonio Conte, janë nën kontratë. 

Ish-lojtari i Milanit, Costacurta, është zgjedhur si zëvendës komisionar për FIGC për zgjedhjet e presidentit të ri të federatës.

Ai thotë se duhet të gjendet sa më shpejt zëvendësimi për ish trajnerin, Giampiero Ventura.

“Duhet të nxitojmë dhe ta gjejmë shpejtë trajnerin e ri, ka shumë trajnerë që na pëlqejnë ,por janë të zënë”.

“Mendoni, për shembull, Allegri, Spalletti dhe Conte, të gjithë janë nën kontratë”.

Costacurta u pyet për Allegrin, duke e pyetur se a do të ishte ai kandidat nëse largohet nga Juve në fund të sezonit.

“Mendoj që në vitet mund të jetë, por ai është në bankën e një klubi të rëndësishëm”, ka thënë Costacurta.

(Kosova Sot)