Barcelona shumë pranë transferimit të Arthurit për 30 milionë euro

  • 20 February 2018 - 08:42
Barcelona shumë pranë transferimit të Arthurit për 30 milionë euro

Barcelona është pranë arritjes së marrëveshjes me Gremion për transferimin e Arthurit për 30 milionë euro, raporton Mundo Deportivo.

Pas disa rundeve të bisedimeve në muajt e fundit, diskutimet e fundit mes drejtorit të Barçës, Robert Ferdandez dhe presidentit të klubit brazilian, negociatat kanë avancuar dukshëm.

Barça mund t’i paguajë 30 milionë euro për 21-vjeçarin gjatë verës së këtij viti. 

(Kosova Sot)