Tensione pas ndeshjes Wigan 1-0 City: Dy trajnerët debat të tensionuar në tunel

  • 20 February 2018 - 10:50
Tensione pas ndeshjes Wigan 1-0 City: Dy trajnerët debat të tensionuar në tunel

Befasia e javës ishte eliminimi i Manchester Cityt nga FA Cup.

Skuadra e Pep Guardiolas humbi me rezultat 1-0 nga Wigani, ku golin e vetëm në takim e shënoi Will Grigg në minutën e 79-të.

Nga gëzimi i madh tifozët vendas pushtuan menjëherë fushën dhe me këtë rast ndodhi një aksident i vogël, ku Sergio Aguero goditi lehtësisht një tifoz.

Por, këtu nuk përfundojnë tensionet, në tunelin e stadiumit trajneri Pep Guardiola dhe Paul Cook kishin një debat mjaft të ashpër.

Vlen të theksohet se City ishte me një lojtar më pak në pjesën e dytë, ishte Fabian Delph ai që u përjashtua në minutat shtesë të pjesës së parë.

Kundërshtari i Wiganit në çerekfinale është Southamptoni.