Pique, Messi dhe Fabregas: Gjenerata e 1987-s

  • 20 February 2018 - 12:30
Pique, Messi dhe Fabregas: Gjenerata e 1987-s

Në ndeshjen e sotme mes Chelseat dhe Barcelonës në Ligë të Kampionëve do t’i shohim në fushë tri prej prodhimeve më të mira të akademisë të të rinjve të Barcelonës “La Masia”, Gerard Piquen, Lionel Messin dhe Cesc Fabregasin.

Derisa talenti i Messit ishte i qartë, Pique dëshmoi përparësinë e tij konkurruese dhe aftësinë për ta udhëhequr vijën e mbrojtjes, argjentinasi po ashtu ishte lider i sulmit dhe Fabregas figurë kyçe në mesfushë.

Megjithatë, ishte vetëm Messi – i cili i shënoi gati 40 gola në vitin e tij të dytë si lojtar i ri – ai që qëndroi gjithë kohën në Barcelonë.

Pique dhe Fabregas pranuan oferta për të shkuar në Premierligë, me të parin që iu bashkua Manchester Unitedit para se të kthehej në “Camp Nou” si qendërmbrojtës i përmirësuar.

Për dallim nga Pique, Fabregasi triumfoi me klubin e tij në Angli, Arsenalin, dhe u kthye në Barça më 2011 por kurrë nuk arriti të përshtatej mirë dhe kështu u transferua në Chelsea.

Në Chelsea është edhe një ish-lojtar tjetër i të rinjve të Barcelonës i lindur në vitin 1987, i cili shpërtheu më vonë dhe përfundimisht e shoqëroi Messin në sulmin e Barcelonës që e fitoi titullin e katërt të Ligës së Kampionëve në “Wembley”. 

(Kosova Sot)