Wigani e eliminoi Man Cityn nga kupa me 17.4% posedim të topit

  • 20 February 2018 - 13:27
Wigani e eliminoi Man Cityn nga kupa me 17.4% posedim të topit

Wigan Athletic dëshmoi mbrëmë se ekzistojnë shumë mënyra të ndryshme për ta fituar një ndeshje futbolli, teksa e eliminoi Manchester Cityn nga FA Cup.

Pas 79 minutave lojë dhe një dominimi total të skuadrës së Pep Guardiolas, ishte Will Grigg ai që shënoi golin që doli të ishte i fitores për Wiganin, skuadër që e mbajti posedimin e topit vetëm 17.4%.

Përjashtimi me karton të kuq i Delph në pjesë të parë pas një ndërhyrjeje të ashpër dhe jo sportive luajti rol në ndeshje, por City prapëseprapë kishte mundësi shënimi që s’i shfrytëzoi.

Posedimi i topit 82% nuk është rekord për Guardiolan si trajner, pasi Barcelona e tij kishte mbajtur posedimin e topit 86.5% kundër Interit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligë të Kampionëve më 2010.

Humbja e së hënës po ashtu ia humbi shpresat Cityt për t’i fituar katër titujt e mundshëm këtë sezon. 

(Kosova Sot)