Rakitic: Messin nuk mund ta shihni aq shumë në palestër

  • 20 February 2018 - 16:07
Rakitic: Messin nuk mund ta shihni aq shumë në palestër

Sipas mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic, ylli i Barcelonës punon 100 për qind në stërvitje, por kalon pak kohë në palestër.

Messi ka luajtur secilën ndeshje për Barcelonën këtë sezon, përpos tri ndeshjeve të para të Copa del Rey duke shënuar 27 gola në proces.

Sipas Rakiticit, Messi është më në formë se kurrë më parë, përkundër faktit se ai nuk çon pesha në palestër.

“E vërteta është se Leo është shumë i fokusuar, duke punuar shumë”.