Nuk ka inicim disiplinor ndaj Chiellini për bërrylin ndaj Belottit

  • 20 February 2018 - 18:00
Nuk ka inicim disiplinor ndaj Chiellini për bërrylin ndaj Belottit

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, nuk do të përballet me dënim pas një goditje me bërryl  drejt sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.

Incidenti ndodhi në ndeshjen e njohur si Derby della Mole, ku Bianconerët fituan 1-0.

Chiellini e kishte goditur me bërryl Belottin në fytyrë, por nuk është konsideruar akt i qëllimshëm.

VAR-i nuk ishte përdorur në këtë rast.

Kjo i bie që Chiellini do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Atalantas.

Crotone është dënuar me 20,000 mijë euro, pasi portieri i Beneventos, Christian Puggioni, u godit me fishekzjarrë  në zonën e penalltisë.

Trajneri i Fiorentinas, Stefano Pioli, u dënua me 5 mijë euro, për sul verbal ndaj gjyqtarit në fund të ndeshjes.

Nga një ndeshje dënim morën: Edoardo Goldaniga (Sassuolo), Nikola Milenkovic (Fiorentina), Milan Badelj (Fiorentina), Dias Felipe (SPAL), Sebastien De Maio (Bologna), Stipe Perica (Udinese). 

(Koova Sot)