Suarez e paralajmëron Chelsean për ndeshjen e kthimit

  • 21 February 2018 - 10:18
Suarez e paralajmëron Chelsean për ndeshjen e kthimit

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, beson se goli i shënuar si mysafir ndaj Chelseat do t’iu japë bashkëlojtarëve të tij, e veçanërisht Leo Messit, më shumë hapësirë në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou".

Chelsea dhe Barcelona barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve mbrëmë në Londër, pas golave të shënuara nga Willian dhe Messi.

Suarez ndien se goli i Messit – i pari i tij në nëntë ndeshje kundër gjigantit të Premierligës – do t’i japë Barçës përparësi në ndeshjen e kthimit më 14 mars.

“Forca jonë është të jemi më të mirë në shtëpi, prandaj edhe ka qenë në rëndësi të shënonim si mysafir. Tani ata do të kërkojnë të shënojnë dhe kjo do të na japë më shumë hapësirë”, ka thënë Suarez.

“Duke parë që nuk po mund të krijonte shanse, Leo u tërhoq më thellë në fushë për të gjetur hapësirë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)