Willian: Barcelona madhështore edhe pa Neymarin

  • 21 February 2018 - 10:21
Willian: Barcelona madhështore edhe pa Neymarin

Barcelona është e frikshme si përherë edhe pa Neymarin, sipas sulmuesit të Chelseat, Willian.

Chelsea dhe Barcelona barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve mbrëmë në Londër, me Willianin që shënoi i pari në minutën e 62-të, para se Lionel Messi ta barazonte rezultatin.

Bashkëlojtari i tij në Kombëtaren e Brazilit, Neymar, mund ta ketë braktisur Barçën për Paris Saint-Germainin vitin e kaluar, por Willian beson se gjiganti spanjoll prapëseprapë mbetet ndër skuadrat më të mira në planet.

“Mendoj se Barcelona është Barcelonë, me apo pa Neymarin”, ka thënë Willian.

“Natyrisht që Neymar është lojtar i madh por ata e kanë Messin, Iniestan dhe Suarezin. Ata kanë lojtarë vërtet të mirë, prandaj Barcelona mbetet gjithmonë Barcelonë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)