Mata: Nuk e di nëse De Gea do të qëndrojë te Manchester United

  • 21 February 2018 - 10:20
Mata: Nuk e di nëse De Gea do të qëndrojë te Manchester United

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata, ka thënë se nuk e ka idenë nëse David de Gea do të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm me klubin. 

De Gea vazhdon të jetë i lidhur me Real Madridin para se të fillojë afati kalimtar veror.

I pyetur nga El Mundo Deportivo, Mata, ka thënë se nuk e ka idenë për të ardhmen e portierit spanjoll.

“A do të jetë De Gea në Old Trafford edhe sezonin e ardhshëm? Nuk dua t’ju mashtroj. Askush nuk e di”.

“Ai është i lumtur, i qetë dhe mendoj që nuk është duke menduar në asnjë moment për këtë”, ka thënë Mata.

Mata dhe De Gea gjenden në Spanjë ku do ta zhvillojnë ndeshjen me Sevillën. Dyshja mund të jenë të ftuar edhe nga Kombëtarja spanjolle për në Kampionatin Botëror. 

(Kosova Sot)