Ranieri: Nëse më thërret Italia, largohem nga Nantes

  • 21 February 2018 - 10:23
Ranieri: Nëse më thërret Italia, largohem nga Nantes

Claudio Ranieri ka thënë do ta linte punën te Nantes, nëse Kombëtarja e Italisë e thërret. 

Ish trajneri i Romës, Juventusit dhe Leicester City është një nga kandidatët për ta marr drejtimin e azurrëve, pas largimit të Giampiero Ventura në nëntor.

“Çdo trajnerë italianë do ta dashuronte punënë në kombëtare”. 

“Kam kontratë me Nantes për dy vite, dhe deri më tani nuk kam marr asnjë mesazh, dhe për këtë nuk mund të them asgjë.

“Por nëse do të kem ofertë nga Italia, do të shkoja të presidenti i Nantes dhe do t’i kërkoja të lirohem”.

Aktualisht trajneri i Italisë është Gigi Di Biagio, që zyrtarisht është trajner i U-21, por Ranieri nëse kthehet do ta rikthente edhe Balotellin në kombëtare.

“Balotelli ka shumë kualitet dhe dëshiron të jap shumë për kombëtare”, ka thënë Ranieri.