Spalletti: Punoj që të qëndroj sa më gjatë te Interi

  • 21 February 2018 - 11:18
Spalletti: Punoj që të qëndroj sa më gjatë te Interi

Luciano Spalletti dëshiron që ta trajnojë Interi sa më gjatë që të jetë e mundur, ndërsa nuk ka munguar një shaka për Stefan De Vrijn.

Spalletti e ka marr drejtimin e Interit këtë verë dhe aktualisht gjendet në vendin e pestë në Serie A, duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Nëse flas tani për afatin kalimtar, do të isha duke e drejtuar një skuadër virtuale”.

Luciano Spalletti po vuan nga disa rezultate të dobëta. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“De Vrij? Ai do të ishte kapiten i kësaj skuadre virtuale”.

“Pse Icardi do të qëndroj? Pasi kjo fanellë me shiritin e kapitenin është më e mirë se të tjera”.

“Pasi e njoh atë, ai ka karakterin që e bën dallimin: ai nuk është prej atyre që i pëlqen të largohet pa e bërë ndryshimin., pa lënë gjurmë”.

Spalletti . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“E ardhmja ime? Punoj çdo ditë me angazhimin maksimal,që të qëndroj te Interi sa më gjatë që të jetë e mundur, ndoshta për të arritur edhe diçka të rëndësishme”.

Në fund trajneri italian  e përkufizoi Nainggolanin si lojtar që do të përshtatej me çdo trajner. 

(Kosova Sot)