Toni Kroos synimi kryesor i Manchester Unitedit

  • 21 February 2018 - 11:20
Toni Kroos synimi kryesor i Manchester Unitedit

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, është prioriteti kryesor i trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinhos, për afatin kalimtar veror.

Mourinho e ka konfirmuar se është në kërkim të një mesfushori të ri për sezonin e ardhshëm, me Michael Carrick që do të pensionohet në fund të këtij sezoni,.

Ndërkohë, Julian Weigl i Borussia Dortmundit është opsion, por synimi kryesor i Mourinhos mbetet Kroos.

Gjermani nuk konsiderohet si zëvendësues i Paul Pogbas, por thjesht si përforcim shtesë në mesfushën e “Djajve të Kuq”.

(Kosova Sot)