Isco – të dashurës: Të mposhta në bilardo, si Reali që e mposhti Atletico Madridin

  • 21 February 2018 - 11:23
Isco – të dashurës: Të mposhta në bilardo, si Reali që e mposhti Atletico Madridin

Sara Salamo, e dashura e mesfushorit të Real Madridit, Isco, e ka shpërndarë një video në rrjetet sociale në të cilën ajo dhe i dashuri i saj argumentojnë rreth asaj se kush e fitoi një lojë në bilardo.

Duke dhënë argumentin e tij se kush ishte më i mirë, Isco iu referua rivalitetit në futboll mes klubeve nga kryeqyteti spanjoll.

“Unë jam shumë më i mirë”, dëgjohet ai duke i thënë të dashurës.

“Ishte sikur ndeshja Real Madrid vs Atletico”, shtoi ai.

I pyetur nëse Atletico ishte fituesi, Isco u përgjigj shkurtimisht: “Jo”. 

(Kosova Sot)