Dzeko në Milan?

  • 21 February 2018 - 12:11
Dzeko në Milan?

Milani do të tentojë ta transferojë sulmuesin e Romës, Edin Dzekon, gjatë afatit kalimtar veror, pasi është në kërkim të një golashënuesi të garantuar.

Sipas Tuttosportit, anësori i Borussia Dortmundit, Marco Reus, mbetet ëndrra e drejtuesve kuq e zinj, por Milan ka nevojë për një sulmuesi i cili garanton të paktën 15-20 gola në Serie A.

Si pasojë, Dzeko përmendet si kandidat serioz. Patrick Cutrone, Nikola Kalinic dhe Andre Silva i kanë shënuar vetëm nëntë gola së bashku deri tani këtë sezon.

Gazeta italiane shpjegon se Roma ka nevojë të shesë lojtarë dhe përkundër faktit se Milani nuk i ka më fondet e sezonit të kaluar, mund ta përballojë çmimin prej 25 milionë euro për të, pasi Kalinic është kandidati numër një për t’u shitur.