Plaçkitet shtëpia e Coutinhos në Barcelonë

  • 21 February 2018 - 13:53
Plaçkitet shtëpia e Coutinhos në Barcelonë

Shtëpia e re e Philippe Coutinhos në Barcelonë është plaçkitur të hënën mbrëma derisa ai por drekonte jashtë me familje.

Ish-ylli i Liverpoolit, i cili iu bashkua Barçës në janar për 160 milionë euro, u rikthye në shtëpi në orët e hershme të së martës për ta gjetur të thyer, raporton Sky Sports.

Sky Sports ka mësuar se hajdutët kishin ikur nga prona para se Coutinho dhe familja e tij të riktheheshin dhe se nuk janë vjedhur gjëra me vlerë të lartë.

(Kosova Sot)