Orari i javës së 20-të, Vëllaznimi – Prishtina të shtunën, Llapi – Drita të dielën

  • 21 February 2018 - 14:00
Orari i javës së 20-të, Vëllaznimi – Prishtina të shtunën, Llapi – Drita të dielën

Është caktuar orari i ndeshjeve për javën e 20-të në Vala Superligë.

Në elitë, tri ndeshje do të luhen të shtunën, ku spikat ballafaqimi i rivalëve të vjetër ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës, ndonëse në këtë kampionat këto skuadra kanë synime të kundërta, njëra lufton për t’iu shmangur zonës së rrezikshme, e tjera për titullin e kampionit.

Me interes pritet edhe dueli ndërmjet Besës dhe Trepçës’89, duke pasur parasysh faktin se skuadra pejane në stinorin pranveror ka hyrë shumë më e organizuar.

Ndërkohë, Feronikeli para tifozëve të vet e pret Flamurtarin, skuadra këto që stinorin pranveror e nisën me humbje.

E diela sjell dy sfida tjera joshëse. Gjilani do të jetë mikpritës i Lirisë, derisa Llapi do të ballafaqohet me Dritën, në njërën prej ndeshjeve më rivalizuese të kësaj jave.

E java e 20-të do të përmbyllet të hënën me ndeshjen ndërmjet Vllaznisë dhe Drenicës.

Vala Superliga – Java e 20-të

E shtunë, ora 13:00

Vëllaznimi – Prishtina

Besa – Trepça’89

Feronikeli – Flamurtari

E diel, ora 13:00

Gjilani – Liria

Llapi – Drita

E hënë, ora 13:00

Gjilan: Vllaznia – Drenica

(Kosova Sot)