Chelsea u ‘hoq’ nga lista, tani Messi ka edhe 11 klube në listë që nuk iu ka shënuar

  • 21 February 2018 - 14:04
Chelsea u ‘hoq’ nga lista, tani Messi ka edhe 11 klube në listë që nuk iu ka shënuar

U deshën tetë ndeshje dhe 75 minuta të ndeshjes së nëntë, që Lionel Messi të shënoj ndaj Chelseat.

Edhe një fushë e sunduar nga ai me  një gol të bukur, por që erdhi nga gabimi i londinezëve.

Tani Lionel Messit i mbeten edhe 11 skuadra me të cilat është përballur por nuk ka arritur t’u shënojë.

Dy janë Italiane me Interi dhe Udinesen, katër spanjolle, Cadis, Murcia, Girona dhe Xerez.

Në Angli është Liverpooli, në Portugali është Benfica, në Rusi është Rubin Kazan dhe Al Sadd i Katarit.

Një detaj interesant është se Lionel Messi i ka shënuar Milanit 12 gola në karrierë, ndërsa Interit asnjë edhe pse është përballur me ta.

Por për hir të vërtet përveç sezonin 2009-2010, kur Interit fitoi gjithçka, në vitet pasardhës, klubi italian as që është dukur në nivelet e larta evropiane.

Messi nga kjo listë mund ta largojë edhe Liverpoolin, pasi mund të ketë një përballje të mundshme në çerekfinale, kjo nëse kalon Barcelona, pasi Liverpooli vetëm e ka siguruar.

(Kosova Sot)