Neymar dhuratë fanellën e tij ish-lojtarit të Kombëtares

  • 21 February 2018 - 17:13
Neymar dhuratë fanellën e tij ish-lojtarit të Kombëtares

Ish mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Renato Arapi ka marrë një fanellë nga ylli brazilian i PSG-së, Neymar

Renato Arapi prej pothuaj 2 vjetësh luan në kampionatin turk me Boluspor dhe njohja me shumë futbollistë të tjerë të huaj i ka dhënë mundësinë të marrë një dhuratë shumë të veçantë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, futbollisti me orgjinë durrsake ka zbuluar dhuratën që ka marrë nga shoku i tij i skuadrës Andre Santos, i cili ka luajtur me Neymar te Kombëtarja e Brazilit.

Ai i ka sjellë shqiptarit një fanellë të PSG-së, e cila ishte e nënshkruar nga Neymar. 

(Kosova Sot)