Khedira nuk e përjashton mundësinë e kthimit në Bundesliga

  • 21 February 2018 - 17:32
Khedira nuk e përjashton mundësinë e kthimit në Bundesliga

Sami Khedira nuk e përjashton mundësinë që një ditë të kthehet në Bundesligan gjermane, atje ku më herët kishte luajtur me Stuttgartin

Mesfushori i Juventusit ka qenë larg Bundesligas që nga viti 2010, kur kishte lënë Stuttgartin për gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Pas tetë viteve larg, Sami Khedira nuk e përjashton mundësin e kthimit në Gjermani.

“Ju nuk mundeni asnjëherë të përjashton diçka në futboll”, tha fillimisht Khedira për Sport-Informations-Dienst.

“Bundesliga është ligë e madhe, ani pse disa skuadra po kanë probleme për momentin. Është ligë atraktive”, u shpreh ai në fund.

(Kosova Sot)