Këta janë 10 sportistët e vitit në Shqipëri

  • 21 February 2018 - 17:58
Këta janë 10 sportistët e vitit në Shqipëri

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka publikuar listën me 10 sportistët më të mirë të vitit 2017

Në vlerësimin e tij, KOKSH pati pjesëmarrjen e sportistëve në aktivitetet e rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe rezultatet e arritura.

E para u rendit atletja Luiza Gega, kampione dhe rekordmene e atletikës shqiptare, ndërsa më pas vijonte Izmir Smajlaj, që u shpall kampion Evropë në kërcim së gjati., në evropianin e organizuar në Serbi.

Ja 10 sportistët më të mirë të vitit:

Luiza Gega    Atletikë

Izmir Smajlaj   Atletikë

Jon Vrenozi     Xhudo

Ergent Prizreni  Mundje

Liridona Rexha  Ping Pong

Nikol Merizaj     Not

Elord Gjana     Karate

Krenar Zeneli     Boks

Erblira Bici   Volejboll

Endrit Hysenagolli   Basketboll

(Kosova Sot)