Sammer: Largimi i Kroosit nga Bayern, gabim i madh

  • 21 February 2018 - 18:55
Sammer: Largimi i Kroosit nga Bayern, gabim i madh

Ish-Drejtori Sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer e ka pranuar se kanë gabuar kur kanë lejuar largimin e Toni Kroos

Mesfushori gjerman, Toni Kroos në vitin 2014 ishte larguar nga Bayern Munich për të kaluar në Real Madrid, atje ku fitoi gjithçka të mundshme.

Për largimin e tij ndjehet fajtorë ish-Drejtori Sportiv, Matthias Sammer, i cili e pranon se largimi i Kroos ishte gabim i madh.

“Ka momente kur njeriu duhet të kthejë kokën prapa dhe të reflektojë për të parë se ku ka gabuar. Largimi i Toni Kroos ishte një gabim i madh. Në lidhje me këtë pjesë ne mund të kishim bërë diçka ndryshe, por nuk e bëmë”, tha Sammer.

Por, ai po ashtu tha se përveç fajit të Bayernit, ishte edhe vet lojtari që dëshironte të largohej.

(Kosova Sot)