Amerikania Vonn vetëm e bronztë në Lojërat Olimpike Dimërore

  • 21 February 2018 - 22:00
Amerikania Vonn vetëm e bronztë në Lojërat Olimpike Dimërore

Lindsey Vonn nuk i realizoi pritshmëritë në garën e zbritjes së lirë në skitë alpine, në Lojërat Olimpike Dimërore

Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn pretendonte të fitonte medaljen e artë në zbritjen e lirë, por u desh të kënaqej me vendin e tretë dhe medaljen e bronztë.

Medaljen e artë në këtë disiplinë e mori italiania, Sofia Goggia, me kohën 1 minutë, 39 sekonda e 22 të qindtat, duke lënë në vendin e dytë norvegjezen Moëinckel, ndërsa Vonn e mbylli garën me 49 të qindtat më shumë sesa ajo e Goggias.

Vet Vonn, në përfundim të garës deklaroi se skiatoria italiane e meritoi këtë fitore dhe se ajo ishte e kënaqur me paraqitjen e saj.

“Zhvillova një garë shumë të mirë, por Sofia u paraqit pak më mirë sesa unë. Besoj se sot ajo ishte e paarritshme. Nuk kam asnjë keqardhje, jam vërtet shumë e kënaqur. Ishte e vështirë për mua të mendoja se ky është garimi im i fundit në zbritjen e lirë në Lojërat Olimpike. Mezi i mbajta emocionet dhe jam shumë krenare për garimin tim”, tha Vonn.

(Kosova Sot)