Shakhtar fiton betejën e parë ndaj Romës

  • 21 February 2018 - 23:05
Shakhtar fiton betejën e parë ndaj Romës

Shakhtar Donetsk ka shënuar fitore 2:1 ndaj Romës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve

Skuadra ukrainase ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së kampionëve, duke fituar përballjen e parë ndaj Romës me rezultat 2:1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Under në minutën e 41, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Vendësit nuk u dorëzuan dhe arritën që në pjesën e dytë të përmbysin rezultatin në 2:1, me golat e Perreyra dhe Fred.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tre javësh në Olimpico të Romës.

 

(Kosova Sot)