De Gea shpëton Unitedin nga humbja ndaj Sevillas

  • 21 February 2018 - 23:08
De Gea shpëton Unitedin nga humbja ndaj Sevillas

Sevilla dhe Manchester United kanë barazuar 0:0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve

Ndeshja e parë ndërmjet Sevillas dhe Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve ka përfunduar baras 0:0.

Spanjollët nga minuta e parë e deri në të fundit ishin skuadër dominuese, por pavarësisht kësaj nuk arritën të shënojnë golin e fitores.

Më meritori për këtë ishte portieri David de Gea, i cili bëri mbi 10 pritje në këtë takim.

Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas tre javësh në Old Trafford të Unitedit.

(Kosova Sot)