Ramos thyen rekord negativ, lojtari më i ndëshkuar në histori të La Ligas

  • 22 February 2018 - 10:25
Ramos thyen rekord negativ, lojtari më i ndëshkuar në histori të La Ligas

Sergio Ramos është bërë futbollisti më i ndëshkuar me kartonë të verdhë në histori të La Ligas spanjolle

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos mbrëmë u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Leganes, për herë të 163 në La Liga, më shumë se çdo lojtar tjetër në histori.

Ai kështu ka tejkaluar mbrojtësin Alberto Lopo që kishte 162 kartonë.

Fillimisht spanjolli kishte barazuar rekordin negativ të dielën ndaj Betis, ndërsa mbrëmë ndaj Leganes hyri në histori.

Ramos ppo ashtu mban rekordin edhe për më shumë karton të kuq në La Liga, gjithsej 19

(Kosova Sot)