Di Francesco: Është dashur ta zëvëndësoj gjysmën e skuadrës

  • 22 February 2018 - 12:02
Di Francesco: Është dashur ta zëvëndësoj gjysmën e skuadrës

Shakhtar Donetsku ka arritur që të rikthehet në rezultat duke mposhtur Romën në shtëpi dhe jashtëzakonisht i nervozuar ishte trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco.

Di Francesco lansoi një sulm spektakolar ndaj lojtarëve të tij pas ndeshjes, pasi ata e humbën epërsinë që e patën në pjesën e parë ndaj ukrainasve.

“Ne jemi mbrojtur keq pas golit të tyre të parë, por jo vetëm fizikisht, mbi të gjitha psikologjikisht”.

“Në 50 minutat e apra ne kemi luajtur për të dëmtuar Shakhtarin, në pjesën e dytë luajtëm për të kontrolluar takimin, por nuk e di çka kemi kontrolluar”.

 

(Kosova Sot)