Mercedes prezanton surprizën e re për vitin 2018

  • 22 February 2018 - 17:40
Mercedes prezanton surprizën e re për vitin 2018

Në paradën e prezantimit të makinave të Formula 1 për vitin 2018 objektivi ka fokusuar kampionët e botës, Mercedes që në Silverstonë kanë hequr mbulesën për njëvendëshen e re.

Me telajon e ndryshuar edhe prej sistemit ‘Halo’, skuadra kampione e botës në fuqi prezantoi modelin më të fundit të saj ‘W09 EQ Power+’. 

Përshtypjet e para që janë marrë pas pak kilometrave të parë në pistën e Silverstone gjatë filming day, ‘shigjetat e argjendta’ duket se kanë bërë një zhvillim të modelit ‘W08’, por me një hap më të shkurtër.

Mercedes ka konfirmuar edhe për këtë sezon kampionin e botës Lewis Hamilton dhe finlandezin Valtteri Bottas në pilotim.

Image
Image

 

(Kosova Sot)