Strakosha: Steaua nuk më shënon gol, do të kualifikohemi tutje

  • 22 February 2018 - 17:42
Strakosha: Steaua nuk më shënon gol, do të kualifikohemi tutje

Lazio ka pësuar humbje minimale 1-0 në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës.

Udhëtimi në Rumani nuk ishte aq i lehtë sa pritej për skuadrën italiane.

Por kualifikimi i bardh e kaltërve do të kërkohet në Olimpico dhe për këtë është i bindur Thomas Strakosha.

Portieri shqiptar ka thënë para ndeshjes se skuadra e tij do ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së kaluar.

“Jam shumë i qetë dhe ashtu si unë janë edhe shokët e skuadrës para kësaj sfide”.

“Të gjithë kemi dëshirë të madhe për ta përmbysur rezultatin dhe jemi të bindur se në fund do të kualifikohemi”, ka thënë Strakosha.

22-vjeçari i ka qetësuar të gjithë në kryeqytetin italian pasi ka thënë se Steaua nuk do t’i shënoj dot gol.

“Kam besim se Steaua nuk do të më shënoj gol. Gjithsesi shpresojmë të gjithë në një ndeshje të madhe për të kaluar tutje”, përfundoi Strakosha.

Lazio dhe Steaua do të përballen në ndeshjen e dytë me fillim nga ora 19:00

(Kosova Sot)