Etrit Berisha është gati për sfidën e sezonit kundër Borussia Dortmundit

  • 22 February 2018 - 20:24
Etrit Berisha është gati për sfidën e sezonit kundër Borussia Dortmundit

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën kthyese në Europa League mes Atalantës dhe Borussia Dortmundit.

Atalanta dhe Borussia Dortmundi do të përballen në Itali në stadiumin “Citta del Tricolore” nga ora 21:05.

Skuadra e Etrit Berishës, që është titullar edhe në këtë takim, humbi 2-3 në sfidën e parë në Gjermani dhe për të siguruar biletën për fazën tjetër duhet të fitojë me rezultatet 1-0 apo 2-1 për të siguruar kualifikimin.

Atalanta: Etrit Berisha; Toloi, Caldara, Masiello; Hateboer, de Roon, Freuler, Spinazzola; Cristante; Iličić, Gomez.

Borussia Dortmund: Bürki, Sokratis (C), Toljan, Piszczek, Toprak, Batshuayi, Pulisic, Götze, Schürrle, Sahin, Dahoud.

(Kosova Sot)