Schalke tenton transferimin e Marchisios

  • 23 February 2018 - 10:33
Schalke tenton transferimin e Marchisios

Mesfushori italian, Claudio Marchisio nuk është duke kaluar një periudhë të mirë te Juventusi.

Pasi u rikthye nga një lëndim i gjatë, Marchisio ka humbur vendin e titullarit tek ‘Zonja e Vjetër’.

Ai tani ka mbetur mesfushori i pestë në listën e Massimiliano Allegrit dhe duket se do të largohet nga klubi.

32-vjeçari ka luajtur vetëm 13 ndeshje këtë edicion ku në vetëm tri prej tyre ka filluar nga minuta e parë.
Kjo gjendje aktuale nuk po i pëlqen lojtarit që ka paralajmëruar largimin nga klubi në fund të stinorit.

Për mesfushorin ka disa oferta nga kampionati amerikan, por ai dëshiron të luaj ende në Evropë.

Mediat gjermane kanë raportuar se është skuadra e Schalke 04 që ka zgjuar interesimin për italianin.

Në rast se Marchisio prish kontratën e tij me Juventusin me një marrëveshje, atëherë mund t’i bashkohet Schalkes në verë. 

(Kosova Sot)