Mbrojtësi i Juventusit në Inter si transfer i lirë?

  • 23 February 2018 - 10:32
Mbrojtësi i Juventusit në Inter si transfer i lirë?

Interi ka shfaqur interesim për mbrojtësin e majtë të Juventusit, Kwadwo Asamoah, i cili në fund të ketë sezoni do jetë lojtar i lirë.

Mbrojtësi ganez është pjesë e Juventusit që prej vitit 2012, por kontrata i skadon më 30 qershor dhe deri tani nuk ka shenja se ai do të rinovojë atë.

Verën e kaluar Asamoah lidhej me një kalim te Galatasaray, por Corriere dello Sport beson se tani “Ziklatrit” janë opsion për të.

Fakti se Asamoah do të transferohej si lojtar i ri është mjaft joshës për Interin, pasi nuk do të kishte ndikim në situatën e tij të Financiar Fair Play. 

(Kosova Sot)