Milan, Arsenal dhe Atletico Madrid sot i mësojnë kundërshtarët në Evropa Ligë
Milan, Arsenal dhe Atletico Madridi do t’i mësojnë kundërshtarët e radhës në Evropa Ligë sot kur shorti i 1/8 së finales të hidhet në Nyon.
Shorti do të hidhet me fillim nga ora 13:00 sot në Zvicër, dhe nuk do të ketë skuadra bartëse apo mbrojtje shtetërore. Çdo skuadrës mund t’i bjerë shorti kundër secilës skuadër tjetër.
Kjo do të thotë se skuadrat nga i njëjtë shtet mund ta kenë fatin të luajnë kundër njëra-tjetrës në 1/8 e finales.
16 skuadrat e mbetura në Evropa Ligë:
CSKA Moscow
RB Leipzig
Zenit St Petersburg
Locomotiv Moscow
Atletico Madrid
Lazio
Sporting Lisbon
Viktoria Plzen
Arsenal
Dynamo Kiev
Lyon
Milan
Borussia Dortmund
Athletic Bilbao
Marseille
RB Salzburg
(Kosova Sot)