E futi në lojë për vetëm 29 sekonda, Zidane i kërkon falje

  • 23 February 2018 - 15:29
E futi në lojë për vetëm 29 sekonda, Zidane i kërkon falje

Zinedine Zidane i ka kërkuar falje mesfushorit Dani Ceballos për shkak se e kishte futur në lojë në 29 sekondat e fundit të ndeshjes kundër Leganes në mesjavë.

Kur kishin mbetur më pak se gjysmë minute lojë për t’u zhvilluar në ndeshjen mes Leganes dhe Real Madridit, Zidane e futi në lojë mesfushorin spanjoll derisa skuadra e tij po fitonte 3-1.

Ceballso u irritua dukshëm për këtë dhe Zidane kërkoi falje publikisht sot gjatë konferencës për media para ndeshjes ndaj Alavesit të shtunën.

Trajneri francez tha se u ndje keq dhe se i kishte kërkuar falje Ceballosit.

“U ndjeva tmerrshëm, më erdhi vërtet keq për të dhe ia thashë. Jam shumë i lumtur me të, sepse është djalosh i dashur; punon zellshëm dhe edhe pse nuk ka luajtur shumë ai prapë vazhdon të punojë fort. Ai është lojtar i ri dhe duhet të qëndrojë këtu”, ka thënë Zidane. 

(Kosova Sot)