Zyrtare: Srna dënohet me 17 muaj mos lojë

  • 23 February 2018 - 16:11
Zyrtare: Srna dënohet me 17 muaj mos lojë

Më në fund ka ardhur vendimi përfundimtar për ndalesë futbolli ndaj kapitenin të Kroacisë, Dario Srna-s.

Mbrojtësi i djathtë i Shakhtar Donetsk pas ndeshjes ndaj Napolit në shtator të vitit të kaluar kishte dalë pozitiv në testin e dopingut.

Që nga ajo ndeshje Srna nuk ka luajtur dhe ka pritur vendimin përfundimtar.

Qendra Kombëtare anti-Doping e Ukrainës në bashkëpunim me UEFA-n kanë marrë vendimin përfundimtar për t’i ndaluar 17 muaj Srnas të luaj futboll.

Kësisoj Srna do të mbetet jashtë fushave deri në muajin mars të vitit të ardhshëm pasi tanimë ka kaluar pesë muaj pa luajtur.

Kapiteni i Shakhtar Donetsk ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse do t’i jap fund karrierës së tij pas kësaj njolle ose jo.

Srna tani në moshën 35-vjeçare është pjesë e Shakhtar Donetsk që nga viti 2003 kur iu bashkua nga Hajduku i Splitit.

35-vjeçari ka qenë kapiten edhe për Kroacinë ku ka zhvilluar 134 ndeshje duke shënuar 22 gola. 

(Kosova Sot)