Zidani i kërkon falje Ceballos

  • 23 February 2018 - 16:57
Zidani i kërkon falje Ceballos

Luajti vetëm 29 sekonda kundër Leganes, për këtë Zidane i ka kërkuar falje mesfushorit spanjoll, Dani Ceballos.

Transferimi i Dani Ceballos në Real Madrid për shumë kë ishte një lëvizje e zgjuar, pasi Los Blancos siguruan shërbimet e një ndër talentet më premtues spanjoll.

Por, disa muaj pas, Ceballos po qëndron vetëm në stol – duke mos arritur t’i tregojë vlerat e tij.

Zidane nuk po e aktivizon shumë spanjollin ndërsa e turpëroi kundër Leganesit, duke e inkuadruar në lojë vetëm për 29 sekonda, pasi sfida ishte drejtë fundit.

Zidani tani i ka kërkuar falje Ceballos, ndërsa i ka dërguar një mesazh 21 vjeçarit.

“Nuk ishte e lehtë, më vjen keq dhe këtë ia kam thënë. Nuk më pëlqen të inkuadrojë një lojtar për vetëm 30 sekonda, por shkoj si shkoj ndeshja”, tha ai.

“Jam shumë i lumtur me të, është djalosh i shkëlqyer dhe po punon shumë. Është i ri dhe duhet të vazhdojë të mësojë. Duhet të vazhdojë me punën e mirë dhe të koncentrohet që të marrë më shumë minuta”.

(Kosova Sot)