Spalletti: Icardi nuk besoj se do të startojë që nga minuta e parë

  • 23 February 2018 - 17:32
Spalletti: Icardi nuk besoj se do të startojë që nga minuta e parë

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti thotë se nuk është në rregull të starton me Mauro Icardin kundër Beneventos, pasi që lojtari nuk është i gatshëm qind për qind.

Sulmuesi është kthyer në skuadër për ndeshjen e së nesërmes pas një muaji mungese, por kapiteni i Nerazzurrëve nuk ka gjasa të luajë që nga minuta e parë.

“Kemi disa orë në dispozicion”, tha Spalletti në konferencën për shtyp para ndeshjes në Serie A.

“Ne duam ta shfrytëzojmë shërbimet e lojtarit, por nuk është i gatshëm të luajë përgjatë 90 minutave dhe është një rrezik të startojë prej fillimit. Ne do të bëjmë një analizë me mjekët dhe do të vlerësojmë situatën”.

Sa i përket brazilian Rafinha, trajneri italian ka pohuar se nuk e di nëse do të luajë që nga minuta e parë.

“Rafinha? Ai ka pasur pak probleme muskulare, ne duhet ta vlerësojmë pasi që ai ka stërvitur sot, edhe pse ishte një sesion i shkurtër ngase është një ditë para ndeshjes”.

“Pra, nuk ka një përgjigje përfundimtare rreth kësaj, por ai është këtu dhe ka kemi mundësi ta shfrytëzojmë”, tha Spalletti.

Takimi mes këtyre dyja skuadrave do të duhet të startojë në ora 20:45 ndërsa zikalërit gjenden në pozitën e pestë të ligës elitare italiane. 

(Kosova Sot)