Hadergjonaj vendos më në fund: Ishte një vendim tejet i vështirë, por Zvicra më dha gjithçka

  • 24 February 2018 - 10:32
Hadergjonaj vendos më në fund: Ishte një vendim tejet i vështirë, por Zvicra më dha gjithçka

Florent Hadergjonaj më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij.

Ylli nga Kosova që aktualisht po luan në kampionatin anglez me Huddersfield do të luaj për Kombëtaren e Zvicrës.

Ai kishte luajtur një ndeshje miqësore me ekipin e parë të Zvicrës ndaj Bjellorusisë por ende nuk kishte marrë vendimin përfundimtar.

Në një intervistë për të përditshmen angleze ‘The Guardian’, Florenti ka treguar arsyeje që mori këtë vendim.

Nuk ka qenë e lehtë për të të vendoste për Zvicrën, pasi zemra e tij rrihte fortë edhe për vendlindjen e prindërve të tij Kosovën.

“Ishte një vendim shumë i vështirë edhe për mua njësoj si për lojtarët tjerë Xherdan Shaqiri apo Granit Xhaka”, thotë fillimisht Florenti.

“Të gjithë kishim presion. Familja ime është nga Kosova dhe unë shkoj atje një ose dy herë në vit për t’i vizituar të afërmit e mijë”, tregon Florenti.

23-vjeçari tregon edhe për presionin e madh që kishte nga njerëzit se cilën përfaqësuese ta zgjidhte.

“Ishte një situatë e vështirë pasi disa nga njerëzit thonë: “E gjithë familja juaj është nga Kosova dhe duhet të luani për ta”, ndërsa disa tjerë thonë: Ju keni lindur në Zvicër dhe duhet të luani për ta”, vazhdoi tutje Florenti për ‘The Guardian’.

Në fund ai i emocionuar tregoi edhe arsyejen pse zgjodhi ta përfaqësoj Zvicrën.

“Mendimi im është se Zvicra më dha mundësinë të rritem, të shkollohem dhe të edukohem. Më bëri një djalë të mirë dhe një futbollist, e këtu ku jam jam falë futbollit zviceran”.

“Zvicra i dha mundësinë edhe prindërve të mijë të kenë një jetë më të mirë dhe kjo është ajo që un dua t’ia shpërblejë”, tha Hadergjonaj.

Mbrojtësi i djathtë ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion në Ligën Premier me Huddersfieldin ku ka dhuruar edhe një asistim.

Ai pritet të marrë një ftesë nga Përfaqësuesja e Zvicrës për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Hadergjoanj ka luajtur më parë edhe për grupmoshat U20 dhe U21 të Zvicrës ku ka zhvilluar 13 ndeshje.

(Kosova Sot)