Roma ia cakton çmimin e largimit Dzekos

  • 24 February 2018 - 13:23
Roma ia cakton çmimin e largimit Dzekos

Edin Dzeko dhe Roma duket se do t’i ndajnë rrugët në fund të këtij edicioni. Sulmuesi boshnjak ishte pranë largimit nga Roma edhe gjatë afatit kalimtar të janarit për tu rikthyer në Ligën Premier.

Chelsea kishte ofruar 30 milionë euro për të por në fund nuk arritën marrëveshje personale me boshnjakun. Dzeko nuk ka arritur të shënoj më shumë se tre gola në 14 ndeshjet e fundit dhe kjo gjë nuk po i pëlqen klubit italian.

Sipas medieve italiane, Roma e ka vënë në shitje boshnjakun dhe po kërkon një klub që është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për të. Milani mbetet skuadra më e interesuar për lojtarin pasi po kërkon një sulmues që shënon më shumë se 15 gola në kampionat.

Gjithsesi për lojtarin mund të ketë një rikthim në kampionatin anglez ose atë gjerman. Më parë për Dzekon kishin shprehur interesim edhe skuadrat kineze, ndërsa në verë pritet që ato të tentojnë përsëri për transferimin e tij. 31-vjeçari ka kontratë aktualisht me Romën deri në qershor të vitit 2020. 

(Kosova Sot)