Rafinha i vendosur: “Dua të qëndroj te Interi”

  • 24 February 2018 - 13:45
Rafinha i vendosur: “Dua të qëndroj te Interi”

Rafinha ka deklaruar se dëshiron ta veshë fanellën e Interit edhe sezonin e ardhshëm.

Interi mori lojtarin në formë huazimi nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit për 3 milionë euro, me mundësi të blerjes për 35 të tjera në qershor.

Braziliani dëshiron që transferimi të bëhet i përhershëm, pasi i pëlqen Interi dhe Serie A, andaj nuk e ka ndërmend të largohet gjatë verës.

“Të qëndroj në Inter? Natyrisht, kjo është çfarë dua. Nuk kam ardhur këtu për menduar se do të rikuperoj formën time për t’u kthyer në Barcelonë”, tha Rafinha për “Gazzetta dello Sport”.

“Dua të qëndroj këtu, gjitha të tjerat varen nga Interi”.

“Përveç se si e përgatit (Spalletti) skuadrën, më pëlqejnë njerëzit si ai që t’i thonë gjërat në fytyrë. Ne tashmë kishim biseduar në telefon kur isha ende te Barcelona. Ai e di se mund të luaj në të gjitha pozicionet në mesfushë, por edhe në sulm”, shtoi mes tjerash Rafinha. 

(Kosova Sot)