Bayern Munich – Hertha Berlin, formacionet zyrtare

  • 24 February 2018 - 14:40
Bayern Munich – Hertha Berlin, formacionet zyrtare

Kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munich është duke kaluar nëpër një formë tejet të mirë.

Rekordmenët e Gjermanisë kanë shënuar 10 fitore radhazi ndërsa në javën e 24-të presin Hertha Berlinit.

Pas fitores së madhe ndaj Besiktasit 5-0 në Ligën e Kampionëve, bavarezët synojnë të vazhdojnë me fitore edhe në Bundesliga.

Kryeqytetasit e Gjermanisë në këtë takim vijnë pas humbjes befasuese 0-2 në shtëpi nga Mainz.

Bayerni llogaritet favoriti absolut kryesor për këtë takim dhe synohet fitorja e 11-të radhazi.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Ulreich, Rafinha, Sule, Hummels, Alaba, Martinez, Alcantara, Ribery, Robben, Lewandowski, Muller.

Hertha Berlin: Jarstein, Pekarik, Stark, Torunarigha, Plattenhardt, Skjelbred, Lusternberger, Lazzaro, Darida, Kalou, Ibisevic.

(Kosova Sot)