Ndodh edhe kjo, mesfushorit të Vëllaznimit i shqyhet këpuca me të filluar takimi

  • 24 February 2018 - 15:02
Ndodh edhe kjo, mesfushorit të Vëllaznimit i shqyhet këpuca me të filluar takimi

Moment qesharak ka ndodhur në ndeshjen Vëllaznimi – Prishtina

Mesfushorit të Vëllaznimit, Kushtrim Gashi i është shqyer këpuca me të filluar ndeshja kundër Prishtinës.

Momenti qesharak është kapur nga kamerat derisa ai ishte duke i ndërruar ato.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, babai i të cilit ka blerë klubin nga Gjakova, ka qenë ai i cili ka nisur topin nga mesi i fushës.

(Kosova Sot)