Formacionet zyrtare: Real Madrid – Alaves

  • 24 February 2018 - 15:24
Formacionet zyrtare: Real Madrid – Alaves

Real Madrid do të mundohet të vazhdoj serinë e fitoreve në La Liga.

Madrilenët para shikuesve të vetë në stadiumin Santiago Bernabeu do të jetë nikoqir të skuadrës së Alavesit.

Tashmë te dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, ku vërehen disa ndryshime në ekipet.

Zinedine Zidane nuk do të mund të llogarisë në Marcelon dhe Modricin shkaku i lëndimeve, por edhe në Sergio Ramosin shkaku i kartonëve.

Te mysafirët nuk është në disponim ish-futbollisti i Barcelonës, Munir El Haddadi.

Ndryshe në pesë takimet e fundit me Alavesin, Reali i ka të gjitha fitore, ku ka shënuar 15 gola dhe ka pranuar dy gola.

Real Madrid: Navas; Carvajal, Nacho, Varane, Theo, Casemiro, Kovacic, Vazquez, Bale, Benzema dhe Cristiano Ronaldo.

Alaves: Pacheco, Martin, Laguardia, Ely, Duarte, Pina, Garcia, Pedraza, Ibai, Sobrino dhe Guidetti. 

(Kosova Sot)